Biznesi ankohet për mungesë të kuadrit profesional

  • 4 years ago
Sektori i biznesit ankohet për mungesë të kuadrit profesional dhe sipas tyre problemi buron nga Ministria e Arsimit. Siç thonë nga Oda Ekonomike, ky dikaster po zbaton strategji të gabuar në politikën e regjistrimit të nxënësve në arsimin e mesëm. Në një situatë ku nuk sigurojnë dot kuadrin e nevojshëm, shumë biznese shohin me dyshim mbijetesën e tyre. Natasha Janevska, nga Oda Ekonomike, thekson se në komisionin që Ministria e Arsimit formon për hartimin e planit për regjistrim në arsimin e mesëm duhet të ketë edhe një përfaqësues nga Oda Ekonomike. Kjo sipas saj do të ndikonte që të pasqyroheshin në mënyrë të saktë nevojat e bizneseve për fuqi punëtore në sektorë të caktuar.

Recommended