Balluku: partneriteti me Amerikanet eshte jetik - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas tensionit të fundit në lindjen e mesme, ministrja energjisë Belinda Balluku e konsideronin partneritetin me shtetet e bashkuara te amerikes si jetik dhe vendimtar për vendin. "Për ne shqiptarët është e thjeshtë, ne nuk kemi asnjë dilemë, ne qëndrojmë në krah të partnerit tonë strategjik, SHBA. Historia na ka treguar se kush janë miqtë e vendit tonë, na ka mësuar përmes vështirësive se kush ruan vlerat e demokracisë, e kush është shembull i shtetformimit, ndaj ne me mirënjohje të plotë, qëndrojmë në krah të miqve tanë. Nëse qëndrojmë të gjithë bashkë, kështu siç jemi sot, nëse kemi ide të qarta e si rrjedhojë plane të qarta për arritur objektivat tanë si: mbrojtja e demokracisë, pavarësia dhe siguria energjetike si dhe krijimi i rritjes së qëndrueshme ekonomike për të gjithë vendet tona, vetëm atëherë do të jemi të fortë mjaftueshëm për të përballuar çdo sfidë", theksoi ministrja Balluku.E pranishme në forumin global për energjinë në Abu Dhabi, ministrja zhvilloi një takim me gjeneralin James Jones, ish Komandant Suprem i Forcave të NATO për Europën. Fokusi i takimit ishin siguria energjetike dhe ajo kibernetike.
Recommended