“Shpiragu”, Balluku: Shqipëria do të përfitojë - Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministrja Belinda Balluku së bashku me përfaqësuesin e kompanisë SHELL në një dalje publike, komentuan lajmin më të rëndësishëm në 30 vitet e fundit, në sektorin e hidrokarbureve, atë të zbulimit të rezerva të natës në zonën e Beratit. Në rast se testet pasuese të kompanisë do të vërtetojnë këtë lajm mbi rezervat e mundshme në Shpirag, në skenarin më optimist, fuçia e parë do të nxirret pas 18 muajsh.Nevojiten 18 muaj kohë për të ngritur të gjithë logjistikën e nevojshme me qellim nxjerrën e naftës, por gjatë këtyre muajve impakti ne zonë nëpërmjet punësimeve është i larte. Prodhimi aktual i naftës së papërpunuar arrin ne 18 mije fuçi ne dite, por nga rezervat e parashikuara dhe zbuluara ne ketë zonë prodhimi do të arrijnë ne mijëra e mijëra fuçi ne ditë, tha ministrja Balluku. Për SHELL, ky është lajm pozitiv pas kërkimeve disa vjeçare që po kryen kompania, që është prezent në vend që nga vitit 2012.Kërkimet për naftë kërkojnë kohë, ndaj jemi në fazë vlerësuese për bllokun 2 dhe 3, që do të thotë nevojiten shpime të mëtejshme dhe testime. Hapi i mëtejshëm është që do të bëjmë një testim të zgjeruar në bllokun 4 në Shpirag, si dhe shpime në blloqe të tjera, rezultatet e të cilave do të na krijojnë lehtësirat e nevojshme për të marrë vendimet për investime.Sipas marrëveshjes së nënshkruar me qeverinë, buxheti i shteti do të ketë përfitime që në daljen e fuçisë së parë të naftës.
Recommended