Gazetarja zbulon embelsiren qe e shoqeron gjate festave
  • 4 years ago
Fillimi i një viti të ri sjell gjithnjë me vete dëshirën për të ndryshuar, që mund të lidhet me fusha të ndryshme të jetës, profesionale apo personale. Midis qëllimeve të mira për vitin 2020 mund të jetë edhe ai për të bërë një hap përpara në karrierë.

Krijimi i një liste me objektvat e vitit na bën më të motivuar për të ecur përpara. Për të folur për këtë temë në programin ?Rudina?, pasditen e sotme ishin të ftuar moderatori Xhani Shqerra, gazetarja e showbizit Gerta Gixhari, life coach Mireda Thana dhe prezantusja e motit në ABC News Fjoralba Dizdari.
Moderatori Xhani Shqera ka treguar se ashtu siç e do tradita, ai ka preferuar që natën e ndërrimit të viteve ta festonte në familje me mamanë e tij.
Për sa i përket ëmbëlsirave që ishin prezente në tavolinë, ai tregoi se përveç bakllavasë që është tradicionale nuk mungoi kadaifi, por edhe panetonja.
Gazetarja e Showbizit, Gerta Gixhari gjithashtu u shpreh se panetonja nuk mungon edhe në familjen e saj, madje i shoqëron përgjatë gjithë periudhës së festave sepse është ëmbëlsira e saj e preferuar.
Recommended