Ortodoksët sakrificë për nxjerrjen e kryqit nga uji i “ngrirë” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Besimtaret ortodoksë në Berat kremtuan kete te hene diten e ujit te bekuar. Edhe pse temperaturat ishin nën zero gradë, besimtaret sfiduan të ftohtin dhe u futën në lumin Osum me qëllim kapjen e kryqit të shenjte.Kesaj here, fati ishte me 42 vjeçarin Alfred Xhimitiku, nga lagjia Gorice, i cili arriti ta nxjerre kryqin dhe tua dorëzojë drejtuesve të kishës, sipas riteve.Dita e ujit te shenjte u shënua edhe në qytetin e Durrësit. Pas mbajtjes se meshes në Kishën ortodokse, dhjetra besimtare iu drejtuan portit ku u zhvillua ceremonia.Kryqin e nxorri nga uji 30 vjeçari, Nikolla Bici i cili falenderoi Zotin për bekimin që i dha në këtë ditë të shënuar.Edhe ne Pogradec, të rinjtë sfiduan temperaturat e ulëta dhe u zhytën në ujë për të nxjerrrë kryqin e shenjtë.Ndërsa në Fier, kisha e Shen Gjergjit organizoi hedhjen e kryqit në uje ne shatërvanin ne sheshin Europa. Kryqi u nxor nga 16 vjeçari Athanas Davidhi.Në ceremonine e ujit te bekuar ne Elbasan kryqi u nxorr nga 19 vjeçari Julian Shqau ndërsa në Vlorë nga 44 vjeçari Klodjan Sani, I cili ishte dhe I vetmi që u hodh në ujë.Ceremonia e ujit te bekuar eshte nje rit i krishterë që simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan.

Recommended