Luftë në rrjetet sociale për rastin “Reket”

  • 4 years ago
Prokurori publik, Lubomir Joveski për Alsat tha se i ndjek të gjitha shkrimet lidhur me rastin ?Reket?, por konsideron që pa ndonjë provë apo emër konkret, informacionet mbeten thjesht vetëm spekulime. Një ditë më parë portali ?Veçer? publikoi që Boki 13 kinse në dëshminë para prokurores Ruskoska ka thënë që paratë e zhvatjes ua ka dorëzuar disa personave të afërt me Zaevin, por përgënjeshtrimi për këtë erdhi personalisht nga prokurorja Ruskoska, e cila tha që Boki 13 në dëshminë e tij para Vitit të Ri, nuk ka përmendur asnjë emër. Pas portalit ?Veçer?, edhe gazetari Branko Geroski në një kolumnë, pa saktësuar emra, paralajmëroi që nëse të akuzuarit ?flasin?, do të mund të mësohet përfshirja në ?Reket? e pesë personave të afërt me pushtetin. Prokurori republikan, Joveski u bën thirrje të gjithëve që kanë çfarëdo prove, ta dorëzojnë.

Recommended