Vjen ne bote 2020

  • 4 years ago
Zelanda e Re e ka pritur e para 2020-ën, me hyrjen e të cilit nis një dekadë e re. Si çdo vit, mijëra neozelandezë dhe turistë të huaj u mblodhën për të shijuar atmosferën e festivalit tradicional të fishekzjarrëve të kombinuar edhe me projeksionet me lazer në kullën ?Sky Tower? 328 metra të lartë në Auckland.

Gati gjysmë toni fishekzjarre ishin instaluar në kullën e famshme për spektaklin që zgjat rreth 5 minuta. Spektakli i fishekzjarreve u zhvendos 2 orë më vonë në Sidnej të Australisë, në urën e famshme Harbour Bridge.

Mbi 1 milionë spektatorë ndoqën spektaklin tracional të fishekzjarrëve në temperatura që këto ditë kanë arritur rekorde mbi 40 gradë Celcius. Autoritetet shpenzuan 4.6 milionë dollarë për të mbuluar urën me mbi 100 mijë fishekzjarre.

Fitimet nga ky spektakël pritet të jenë rreth 130 milion dollarë. Shumica e të ardhurave këtë vit do të shkojnë për shuarjen e zjarreve masive. Në pritje për të festuar janë edhe banorët e metropoleve aziatike, atyre europiane e deri Amerikë.

Tv Klan

Recommended