"E Diela Shqiptare" bashkon babain me femijet

  • 4 years ago
?Ka një mesazh për ty? arriti të bënte të lumtur dhe t?ju sillte gëzim dhe buzëqeshje disa prej familjeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Kjo falë nismës ?Sot unë dhe nesër ti?, e cila i ka ardhur në ndihmë familjes Petoku. Banesa e tyre në Thumanë u shkatërrua plotësisht dhe ata janë akomoduar në një nga dhomat e hotelit në Shëngjin. Psikologia Denada Toçe ka vendosur t?i vijë në ndihmë familjes dhe vajzës së tyre Klevisa për një periudhë 1-vjeçare.

Banesa e familjes Hakrama në Pezë u shpall e pabanueshme, si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit. Zonja Behare është 45- vjeç, bashkëshorti i saj 60- vjeç dhe ata kanë dy fëmijë, 4 dhe 5 vjeç. Pedagogia në Fakultetin e Mjekësisë, Entela Haloci ka vendosur të ndihmojë këtë familje.

Pedagogia në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, Zhaklina Peto ka ofruar ndihmën e saj për një familje nga Perlat i Sukthit. Donaldi dhe vëllai i tij Anxhelo banojnë me gjyshen dhe tezen, por tërmeti ju shkatërroi banesën ku ata jetonin. Ata tani janë strehuar në një hotel në zonën e Golemit.
Prindërit e tij jetonin jashtë vendit dhe që në muajin Mars ata nuk e kanë parë babain e tyre. E Diela Shqiptare bëri të mundur që babai i tyre të vinte, të suprizonte dhe ti takonte fëmijët live në studio.