Kapen 6 ton kokaine ne Uruguai

  • 4 years ago
Uruguai ka sekuestruar 6 ton kokainë, sasia më e madhe e drogës e kapur në historinë e vendit të Amerikës se Jugut. Sipas autoriteteve vendase, 4.4 ton u kapën në portin e Montevideos.

Droga ishte fshehur në katër kontenierë me miell soje me destinacion kryeqytetin e Togos, Lome në Afrikë. Kurse 1.5 ton të tjerë u gjetën më vonë në një fermë, pasi u bastis nga policia.

Pronari i saj bashkë me djalin dhe dy punëtorë u arrestuan. Autoritet nuk dhanë detaje se nga vinte droga, por vlera e saj në tregun europian do të kapte shifrën e 1.3 miliardë dollarëve.

Dyshimet ishin ngritur nga fakti se firma e eksportit nuk kishte transportuar miell soje në të kaluarën dhe ky produkt nuk konsumohet masivisht në Afrikë.

Uruguai është duke u përdorur gjithnjë e më shumë si pikë tranziti për të trafikuar drogën nga Amerika Latine në Afrikë, me destinacion final vendet europiane.

Mediat lokale raportojë se një e treta e kokainës së konsumuar në evropë kontrabandohet nëpërmjet Afrikës. Në Nëntor të këtij viti në të njëjtin port në Uruguai u sekuestruan tre ton kokainë.

Tv Klan

Recommended