Xhaferi nervozohet me opozitën: Mos më ftoni në humanizëm por mendoni çfarë flisni!

  • 4 years ago
Seanca plenare me 123 ligje ka ngecur në diskutimet për rendin e ditës. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, të gjithë me radhë, dalin një nga një në foltore për të propozuar rend të ri ose ndryshim të pikave të caktuara. Deputeti Trajço Dimkov duke ftuar deputetët në humanizëm kërkoi pikat 21,22,23 nga rendi i ditës të vendosen si pika e 2, dhe e 4. Ata kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve për personat me invaliditet. Xhaferi i nervozuar akuzoi opozitën për manipulim të opinionit duke sqaruar se këto propozim/ligje akoma nuk kanë kaluar procedurat në Komisione. Ai kujtoi se seanca në sallë ndiqej edhe nga përfaqësues të personave me invaliditet të cilët tashmë me orë miratimin e pikës së parë ose të Deklaratës për pjesëmarrje në politikë të këtyre personave, Deklaratë e cila nuk arrin të miratohet për shkak të ngecjes së seancës. Që të mund të themi se jetojmë në një shoqëri demokratike është e nevojshme që secilit qytetari t?i mundësojmë realizimin e të drejtave të tyre njerëzore. Ligjet aktuale i vendosin personat me aftësi të kufizuara në gjendje që të jenë të varur nga persona të tjerë. U lutem, meqë sjellim diçka të rëndësishme sot, të jetë edhe kjo dhe jo vetëm të jetë deklarative"-pohoi Trajço Dimkov, deputet i VMRO-DPMNE-së.Më ftoni në humanizëm prandaj do t?i komentoj. Të tre pikat janë me procedurë të shkurtuar dhe fillimisht duhet t?i shqyrtojë komisioni për punë dhe politikë sociale, që të mund të krijohen kushte të shqyrtohen ashtu si kërkoni. E para, kjo është e pamundur por ju manipuloni ashtu me opinionin. Më flisni për humanizëm kurse përfaqësuesi i atyre personave për të cilat flisni gjithë ditën na pret këtu për rendin e ditës dhe për pikën e parë që e kemi sjellë bashkë. Mos më thirrni mua në humanizëm. Mendoni çfarë flisni në foltore"-tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Recommended