Aksidenti qe i mori shikimin dhe vellain, 55-vjecarja: Na u duk si loder, por shpertheu

  • 4 years ago
?Historia ime? solli ditën e sotme historinë e dhimbshme të një 55-vjeçareje nga Burreli. Si pasojë e një aksidenti me bombë në moshën 7-vjeçare, Sofie Kolgjini humbi shikimin, ndërsa vëllai i saj humbi jetën. Kjo ishte një goditje e rëndë për të dhe familjen e saj.

Në atë moment rrjedha e jetës së saj mori një drejtim krejt tjetër dhe për shkak të këtij kufizimi të ri, i është dashur të përballet me sfida të mëdha. Ajo duhet të përshtatej me gjithçka që e rrethonte, por me mungesë të plotë të shikimit dhe njëkohësisht të largohej nga familja. Por kjo nuk e ndaloi atë të vazhdonte jetën dhe të ndiqte ëndrrat. Sofie u rregjistrua në Institutin e nxënësve që nuk shikojnë dhe sot ajo është mësuese muzike në këtë shkollë, por gjithashtu prej vitesh është pianiste dhe soprano lirike.

Recommended