"Kur u ktheva, i fola shqip, por ajo ma ktheu..."

  • 4 years ago
Këtë pasdite në programin ?Rudina? ishin të ftuar Genc Tukiçi, së bashku me vajzën e tij Nadia. Ata së fundmi vijnë në një bashkëpunim sëbashku me këngën ?Ju flet Tirana?. Kjo këngë është pjesëmarrëse në Festivalit të 58-të të RTSH-së.

Për Nadian është hera e parë që ngjitet në një skenë, pasi ka kënduar vetëm në kor. Ajo gjithashtu ka trashëguar dashurinë për muzikën dhe pianon nga babai i saj.
Genc Tukiçi është martuar tre herë dhe nga të treja martesat ka katër fëmijë. Majkun, djalin e madh, 30 vjeç nga martesa e parë me një shqiptare. Matildën, nga martesa e dytë me gruan franceze dhe dy fëmijë nga martesa aktuale me Ayumin, një shtetase japoneze, Nadia 18 vjeç dhe Abraham Tukiçi 13 vjeç.
Vajza e tij, Nadia është aktualisht qytetare e tre shteteve. Ka lindur në Paris, është japoneze nga e ëma dhe shqiptare nga i ati. I mban të tri pasaportat. Nadia flet 6 gjuhë të huaja.

Recommended