Rreze Dielli 25 Nentor 2019 - Të Gatuajmë me Znj Vjollca P.1 - Byrek me 3 kulaçka

  • 4 years ago
Byrek me 3 kulaçka
Përbërësit:
Brumi
1 gotë ujë i vakët
1 gotë qumësht i ngrohtë
1 lugë gjelle maja e thatë
1 lugë çaji kripë
4.5-5 gota miell

Mbushja
300 gr djathë i bardhë
1/2tufë majdanoz i grirë hollë
125 gr gjalp
1/2 filxhan vaj Olim

Për lyerjen
1 e verdhë veze


Përgatitja:
Në një tas vendosim një gotë ujë të vakët dhe një gotë qumësht, majanë dhe i përziejmë mirë, shtojmë miellin pak nga pak, shtojmë kripën dhe punojmë brumin derisa të bëhet elastik. E vendosim atë në një tas dhe e lëmë të pushojë për 30-40 minuta. Thërmojmë djathin dhe e trazojmë mandanozin.
Më pas kur brumi të ketë ardhur e heqim nga tasi dhe e punojmë pak për 30 sekonda, sa t?I japim formë dhe e presim vetëm në 3 kulaçë të mëdha. Hirra është shumë e mirë por nuk duhet tepruar sepse ka efekt gryrrës.

Hapim kulaçin e prerë, e lyejmë mirë e gjalpin e tretur me vaj dhe e hapim mirë në të gjithë sipërfaqen dhe e spërkatim me me djathin e thërrmuar.
Hapim petën e dytë po aq sa e para dhe e vendosim mbi djathin që shtruam në petën e parë. E lyejmë petën e dytë me gjalp në të gjithë sipërfaqen dhe përsëri shpërndajmë thërrime djathi.
Fillojmë palosim petën e sipërme duke zënë 1/3 e sipërfaqes, pra në palosje të jenë formuar 3 shtresa horizontalisht. Lyejmë me yndyrë çdo palosje.
Të njëjtën gjë bëjmë edhe me petën e tretë. Marrim byrekun siç është I palosur dhe e vendosim në qendër të një tepsie katrore, ku kemi vendosur letër pjekje.
E hapim në të gjithë sipërfaqen duke e ngjeshur me pëllëmbën e dorës, derisa të zërë komplet sipërfaqen e tepsisë.
Bëjmë disa vijëzime të holla në majën e thikës. Lyejmë sipërfaqen me vezë të trazuar me gjalp dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë Celsius, për 30 minuta. E presim në copa dhe e shërbejmë.

Recommended