Rreze Dielli 22 Mars 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Byrek me 12 barishte

  • 5 years ago
Byrek me 12 barishte

Përbërësit:
12 tufa barishte mix
(spinaq, lëpjetë,
pazi, hithra,
bishta qepe dhe hudhra të njoma,
gjethe avdyli, kopër, majdanoz,
nenexhik i freskët, qumështor,
lulëkuqe)
3 kokrra vezë
200 gr djath i bardhë
1 pako peta
10 lgj vaj ulliri
1 gotë qumësht
Pak kripë

Përgatitja:
Lajmë mirë barishtet dhe i grijmë ato me gjatësi 1 cm. I vendosim në një tas dhe pasi të hedhim 1 lugë çaji kripë fillojmë ti shtypim pak me duar. Më pas shtojmë 2 kokrra vezë,3 lugë gjelle vaj ulliri, thërrmojmë pak djath dhe i trazojmë barishtet së bashku.

Në një tas të vogël trazojmë vezën me vajin e ullirit, me pak kripë dhe me qumësht dhe e lemë mënjëanë për të spërkatur petët.
Lyejmë tepsinë me pak vaj dhe fillojmë shtrojmë petët duke i spërkatur ato në çdo dy petë. Pasi të kemi shtruar gjysmat e petëve përhapim barishtet në të gjithë sipërfaqen e tavës. Vendosim dhe petët e tjera duke i spërkatur me vezë dhe qumësht. E vendosim byrekun në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta. Më pas e nxjerrim nga furra dhe e lemë të ftohet para se ta shërbejmë.

Category

📺
TV

Recommended