Tomas Pickering me gazetarët - (30 Janar 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Zyrtarët më të lartë të qeverisë së Tiranës, janë të predispozuar për të bërë ndryshimë positive. Kështu ka deklaruar sot nënsekretari amerikan i shtetit për politikën Tomas Pickering pas takimeve të djeshme me presidentin Mejdani, kryeministrin Meta dhe darkës së punës me ministrin e Rendit, ministrin e Drejtësisë, Kryeprokurorin etj.

Kemi diskutuar gjatë, tha ai për përpjëkjet që duhet të bëjë qeveria shqiptqre për të ecue përpara. Theksoj interesin tonë për mbështetje të SHBA-së ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ne do të punojmë sëbashku me qeverinë shqiptare u shpreh ai dhe do ta gjykojmë atë për veprimet dhe arritjet që ajo ka bërë.

Gazetarja:- Cilat kanë qenë gjykimet për qeverinë shqiptare që ju keni bërë gjatë takimeve?

Tomas Pickering:- ?Jam shumë i kënaqur në vendosmërinë e qeverisë shqiptare. Ne mbështesim jo vetëm atë, por çdo qeveri duke gjykuar jo vetëm nga inisiativat e marra, por edhe nga veprimet dhe realizimet e tyre?.

Ndërsa në lidhje me shtimin e prezencës amerikane në Shqipëri ai tha se SHBA, perveç rritjes së shërbimeve konsullore, do të atashoj në shkurt një kontigjent ushtarakësh amerikanë pranë trupave të Natos në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Recommended