Ora News - Presidenca paralajmëron prova përvëluese ndaj Dvoranit

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Presidenca ka paralajmëruar prova të reja për kreun e KED, Ardian Dvorani, duke i quajtur 'përvëluese'.

Madje zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi shtoi se këto prova mund të përfshijnë dhe zyrtarë të tjerë.

Duke konfirmuar padinë ndaj Dvoranit, Blushi tha se do publikohet një video me prova të pakundërshtueshme, që sipas tij tregon dhunimin që një bandë ka tentuar t?i bëjë Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

"Pa asnjë diskutim, ditën e hënë do të bëhet kallëzimi penal, madje po administrohen prova të reja përvëluese, që shtojnë mundësinë për të patur edhe padi për persona e zyrtarë të tjerë. Gjithashtu, ju bëj me dije se brenda javës Institucioni i Presidencës do të publikojë një VIDEO me fakte të pakundërshtueshme për opinionin vendas dhe botëror, që të mos ngelet asnjë analfabet në planet, i cili të mos e kuptojë dhunimin që një bandë ka tentuar t?i bëjë Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë."

Videoja do të publikohet në 4 gjuhë të botës dhe sipas zedhenesit do zbulojë fytyrën e vërtetë të Dvoranit.

"Kjo Video me prova të pakundërshtueshme, do zbulojë fytyrën e vërtetë të një individi të papërgjegjshëm, i cili guxoi në mënyrë të tmerrshme kriminale t?i përvetësojë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës, që as noterja e nderuar znj.Miranda Xhemalçe nuk pranoi ta bënte, pasi e dinte shumë mirë se betimi me dorën mbi Kushtetutë bëhet vetëm në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe askund tjetër.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/blushi-tregon-detaje-te-reja-kallezimin-metes-ndaj-kreut-te-ked

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/ElCVBfQism8
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended