Kalimi ilegal në Bit Pazar, ping-pong përgjegjësie mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit
  • 4 years ago
Pas disa tentimesh Alsat arriti të marr prononcim nga Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, për mos mbajtjen e premtimit për zgjidhjen e problemit të kalimit ilegal në Bit Pazar paralelisht me rikonstrumin e buleverdit. Por tani Shilegov nuk flet për mbylljen e këtij vendkalimi, por për legalizimin e tij në rast të nxjerrjen jashtë funksionit të urës për ngritjen e të cilës janë shpenzuar mijëra euro. Kreu i Qytetit edhe pse i vetëdijshëm se kalimi ilegal paraqet rrezik për qytetarët megjithatë i ka lënë të hapur për shkak se ura sipas tij nuk është funksionale. Vitin e kaluar një person i moshuar madje kishte ndërruar jetë pasi ishte goditur nga një  autobus i transportit urban.
Recommended