Çair, shkolla “7 Marsi” përmbytet nga shiu
  • 4 years ago
Pas çdo reshje shiu, kështu duket shkolla fillore ?7 Marsi? në komunën e Çairit. Edhe pse vetëm një dekadë në përdorim, nuk ka pjesë në muret e shkollës që nuk është e lagur dhe e çarë nga lagështia. Madje, korridoreve të saj akoma pikon ujë. Në shumë vende janë vendosur kova për të mos lejuar vërshimin e dyshemesë. Gjendjen katastrofale të shkollës e konfirmojnë edhe vet nxënësit që për 6 e 7 orë qëndrojnë aty e që shpesh herë janë rrëzuar duke tentuar të evitojnë ujin në shkollë. Mbrapa kamerave folën edhe mësimdhënësit duke rrëfyer se shpesh herë është ndërprerë edhe procesi mësimor për shkak të përmbytjeve në shkollë. Ujë pikon edhe në zyrën e drejtorit, por ekipi i Alsat nuk u lejua të merrte pamje.
Recommended