Komuna e Strugës, shpallje për 30 punësime të reja
  • 4 years ago
Komuna e Strugës ka shpallur konkurs për punësimin e tridhjetë personave që duhet të jenë pjesë e administratës lokale. Kërkohen bashkëpunëtorë të rinj në disa pozita, për avancimin e zejes dhe turizmit, avancimin dhe zhvillimin e hotelierisë, për bashkëpunim me të rinj, për shembull për transport të udhëtarëve, referentë të lartë, udhëheqës sektori, bashkëpunëtorë dhe bashkëpunëtorë të lartë. Paga më e ulët neto që pritet ta marrin nëpunësit e ri është 15.843 denarë kurse më e larta 30.076 denarë. Kjo ndodh në momentin kur komuna ballafaqohet me llogari të bllokuar prej vitit 2010 dhe me borxh prej 5,5 milionë euro