Pas ngjarjes se dhunshme, flet trajneri. Qytetaret e Laçit e mbrojne
  • 4 years ago
?Historia ime? nën drejtimin e Mirela Milorit sot ka trajtuar ngjarjen e ndodhur në Laç, ku trajneri dhunonte lojtarët.

Një video e cila u bë virale ditë më parë në rrjetet sociale shokoi mbarë opinionin publik. Trajneri, Ndue Tarazhi kishte bërë grumbullimin e skuadrës së të rinjve të Lacit. Ajo që u kuptua në video ishte se skuadra kishte humbur ndeshjen e rradhës dhe reagimi i trajnerit ndaj lojtarëve të tij tronditi publikun.

Për të folur për këtë rast në studio kanë qenë të ftuar: psikologia Lindita Hoxha, trajneri i vjetër Vasil Bici , trajneri i ri Ermal Tahiri, dhe përgjegjësi për drejtorinë e sportit në Kurbin Isuf Myrtaj. Sipas tyre dhuna e ushtruar është element i dënueshëm dhe nuk justifikohet kurrsesi.

Qytetarët e Laçit e mbrojnë trajnerin përballë akuzave për dhunë ndaj lojtarëve duke e konsideruar njeri shumë të mirë dhe aspak të dhunshëm. Sipas tyre incidenti mund t?i ndodhi çdokujt.

Në linjë telefonike në studio ka qenë vetë trajneriNdue Tarazhi, i cili ka folur për ngjarjen e ndodhur.
Recommended