Meta: Doreheqja e Zaev, pjekuri politike

  • 5 years ago
Vendimin e Zoran Zaevit për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, Ilir Meta e vlerëson si pjekuri politike dhe kërkon reflektim dhe nga klasa politike në Shqipëri pas vendimit refuzues të Këshillit Europian.
?Kemi një reflektim në Maqedoninë e Veriut përmes një zgjidhje të caktuar politike, është zgjedhja e tyre, kjo tregon dhe pjekurinë e tyre politike e demokratike. Edhe tek ne ka mjaft rëndësi të kemi një reflektim të menjëhershëm dhe të lexojmë me vëmendje gjithë ato detyrime që duhet t?i kishim përmbushur dhe duhet t?i përmbushim, të gjitha janë në rezolutën e Bundestagut. Të forcojmë bashkëpunimin me vendet që kanë qenë më kritike, duhet t?i bindim për seriozitetin tonë për të adresuar shqetësimet e tyre. S?mjafton të themi që Franca apo Holanda ka këto probleme të brendshme, po na përdor, në rast se ne jemi burimi i shqetësimit të tyre të brendshëm sa i takon problemit të krimit të organizuar, në Holandë e çështjes së azilkërkuesve. Duhet të reagojmë në mënyrë të besueshme.?
Në konferencën e përbashkët me homologun e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski që zhvilloi këtë fundjavë vizitën e parë zyrtare në Tiranë, Meta shpreh keqardhjen për mos çeljen e negociatave, ndonëse tha se në përparimin mes dy vendeve kishte dallime.
?Dua t?i shpreh mirënjohjen Bundestagut gjerman, i cili pavarësisht nga mos dëgjimi nga ana jonë i këshillave të vazhdueshme sistematike të tyre për të lehtësuar edhe vendimmarrjen e tyre edhe të udhëheqësve të BE arritën të bëjnë një invencion me qëndrimin zyrtar që mbajtën në Bundestag për të hapur rrugën për të dy vendet për çeljen e negociatave duke bërë dhe një dallim të qartë midis progresit të Maqedonisë se Veriut dhe progresit që do duhet të realizojë Shqipëria deri në hapjen reale të negociatave.?
Pendarovski, i cili disa muaj kërkoi ndarjen e vendimmarrjes për Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria, e anashkalon një përgjigje të drejtpërdrejt nëse mendon se vendi i tij u penalizua pikërisht se vendimi u mor i përbashkët.
Por Presidenti maqedonas është i prerë për të refuzuar çdo alternativë tjetër që vjen si zgjidhje si nga BE ashtu dhe brenda rajonit, nëse nuk është anëtarësimi me të drejta të plota në BE. Ç?ka u përkrah dhe nga Presidenti Meta.
Parlamenti Europian miratoi këtë javë një rezolutë pro hapjes se negociatave me dy vendet, ndërsa shpresat janë për një vendimmarrje të liderëve të vendeve të BE-së në samitin e Kroacisë, në muajin Maj.

Recommended