Alfred Peza per emigrantet afrikane: Eshte bere Parisi bardh e zi si bluza e Juventusit

  • 5 years ago
Gazetari Alfred Peza e ka krahasuar kryeqytetin francez Parisin me bluzën e Juventusit, duke iu referuar emigrantëve afrikanë në Francë. Në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, Peza tha se Parisi është bërë ?bardh e zi? për shkak të numrit të madh të emigrantëve.

Debati nisi kur pedagogu Endri Shabani, duke folur për refuzimin e Macron për hapjen e negociatave për Shqipërinë, tha se një nga shkaqet është edhe numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë në Francë.

Endri Shabani: E di ti që në Shqipëri raporti për azilkërkues i Shqipërisë është 6.6 për 1000 banorë. I Sirisë që është në luftë është 4.4. Pra, sikur luftë të kishin bërë këtu, më pak shqiptarë do kishin shkuar të kërkonin azil.

Alfred Peza: Po nuk qëndron kjo nuk qëndron. A e ke parë Parisin? Është bërë si bluza e Juventusit bardh e zi. E ke gjithë Afrikën në Paris edhe në Francë, s?ka lidhje fare. Macroni kur shkoi në Këshillin Europian tha që problemi nuk janë vendet dhe mosplotësimi i kushteve të tyre ndaj procesit, por është fakti që Macroni do të vendosi veton përpara se të vazhdojë zgjerimi, të reformojë mekanizmin. Ai është problemi i Macronit me veten dhe me problemet e veta personale dhe me Evropën aktuale, dhe jo me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Recommended