Brexit, arrihet marreveshja e re

  • 5 years ago
Londra dhe Bruskeli arritën një marrëveshje të re për Brexitin, pak orë para mbledhjes së Këshillit Europian, ku do të jepet aprovimi final. Marrëveshjen e re e njoftoi kryeministri britanik, Boris Xhonson përmes një serie postimesh në Twiter, ndër të cilat spikati ky shpjegim.
?Kjo marrëveshje e re rimerr kontrollin. Në bisedimet e mëparshme, Brukseli kishte kontrollin më të madh dhe mund të detyronte Britaninë të pranonte ligjet dhe taksat e BE-së përgjithmonë?.
Të ndershme dhe të balancuar e konsideroi edhe presidenti në detyrë i Komisionit Europian, Zhan Klon Junker.
?Mund të jeni të gëzuar. Bisedova në telefon me kryeministrin Xhonson dhe marrëveshjen e përmbyllën. Punë e mirë?.
Pritet që kryeministri, Bris Xhonson të mos kërkojë shtyrje të afatit të BREXIT-it përtej 31 tetorit. Megjithatë që marrëveshja të hasë vështirësi me miratimin në parlamentin britanik, pasi lideri i opozitës, Xheremi Korbin e konsideroi atë si më të keqe se ajo e arritur nga Tereza Mei. Rezerva shprehën edhe deputetët unionistë të Irlandës së Veriut, aleatë të Boris Xhonsonit.
Ndër të tjera, marrëveshja e re ndryshe nga ajo e mëparshmja parashikon në Irlandën e Veriut, të zbatohen një numër i kufizuar rregullash të Bashkimit Europian, sidomos ato që kanë të bëjnë me mallrat. Ky rajon do të jetë pjesë e hapësirës doganore britanike por gjithashtu do të jetë një pikë hyrëse ? siç është konsideruar - në tregun e përbashkët të BE-së.

Recommended