Rama e Zaev ne Bruksel per negociatat

  • 5 years ago
Hahn thirrje liderëve të BE të japin dritën jeshile

Në Bruksel ku mbërriti për të lobuar deri në fund marrjen e negociatave, kryeministri Rama u takua këtë të mërkurë me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk.

Në foton e postuar në rrjetet sociale, kryeministri e cilëson Presidentin e Këshillit Europian si një nga zërat më të fortë në frontin e gjerë të PO-së, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Më herët gjatë rrugës drejt Brukselit kreu i qeverisë shqiptare tha se ky udhëtim ishte një përpjekje e fundit për të gjetur sa më shumë aleatë që do t?i thonë një ?po? të merituar Shqipërisë.

?Me realizëm po gjykoj se po bëhet maksimumi për të marrë Po-në e merituar. Më e mbështetur se sot Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë në këtë proces. Edhe Franca e njeh progresin e bërë, e cila kërkon sot shumë më tepër nga BE se sa nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Tani po nisem në Bruksel sëbashku me kryeministrin Zaev për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste dhe progresiste të BE-së në një format të krijuar enkas nga Partisë Socialiste Europiane për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme.?

Pas mbërritjes në Bruksel edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me komisionerin në detyrë të Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili ripërsëriti qëndrimin se dy vendet i kanë plotësuar kërkesat e Brukselit dhe duhen shpërblyer për përpjekjet e tyre.

?Të dy vendet, ashtu siç vlerësuam edhe vitin e kaluar, përmbushën ato për të cilat ramë dakord me ta mbi bazën e një vendimi unanim të të gjithë vendeve anëtare. Ky ishte edhe këtë herë vlerësimi ynë dhe tani duhet të ndërmarrim hapin e radhës dhe t?u japim dritën jeshile?, tha Hahn.

?Nëse nuk na i hapni negociatat do të ketë efekte shumë negative, jo vetëm në vend po edhe në rajon, por edhe Bashkimi Evropian do të humbasë besueshmërinë e tij, prandaj mos na pengoni, bëhuni heronjtë tanë, sepse Bashkimi Evropian për ne është e vetmja rrugë dhe nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç kësaj?, tha Zaev.

Zaev shtoi se një mungesë vlerësimi për marrëveshjen e Prespës nuk është një mesazh inkurajues edhe dialogun Prishtinë-Beograd.

Tv Klan

Recommended