“Na lidhen dhe goditen me shishe per 100 mije leke"

  • 5 years ago
?Lekë, lekë thoshin, në fund i thashë unë merr lekët e pensionit?.
Ky është Foni Rapo, pensionisti që sëbashku me bashkëshorten e tij kaluan një natë të pazakontë në banesën e tyre në lagjen 3 të Korçës.
Rreth orës 20:30 të së hënës, në shtëpinë e tyre hynë 2 persona të maskuar dhe të armatosur që u kërkuan paratë që mbanin në shtëpi.
?Ne po hanim bukë dhe këtë derën këtu se kishim mbyllur me kyç, 8 pa 10. Na hynë menjëherë brenda të maskuar, 2 veta me pistoletë?.
I kanë kërcënuar, lidhur dhe goditur me shishe që të tregonin kursimet.
?Ime shoqe është në spital, e goditën shumë atë, me shishe. Po afro 1 milion mund të ishin?.
Thotë se nuk i ka mundur të njohë grabitësit, por edhe pse ata thoshin se ishin nga Elbasani, i moshuari ka dyshime.
?Kemi ardhur nga Elbasani thoshin ata, e përdornin dialektin po jo tamam?
Duke u larguar, grabitësit i kanë kërcënuar që të mos lajmëronin policinë. Uniformat blu të këtij qyteti thonë se kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes së rëndë.

Recommended