“Piramida”: Një xhehavir në qëndër të Tiranës - Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas 30 vitesh, ëndrra e transformimit të Piramidës bëhet projekt konkret.Bashkia e Tiranës mori në dorëzim projektin për të nisur punimet në Piramidën e Tiranës, që do të transformojë atë dhe të ardhmen e fëmijëve të kryeqytetit. Nënshkrimi i marrëveshjes se bashkëpunimit, i hap rrugën fazës përfundimtare të rikonstruksionit të Piramidës.?Jam shumë i lumtur që nisim fazën përfundimtare të konceptit të Piramidës. Kemi pasur një ëndërr për transformimin e Piramidës së Tiranës si qendra më e madhe e teknologjisë së informacionit, ndaj fëmijët e vegjël aty do të kenë mundësi të mësojnë sesi të programojnë, të kodojnë, të animojnë etj?, tha Veliaj.Ai shtoi se Piramida do të ndryshojë brenda një viti e gjysmë.?Sot është akti final, kur ne marrim në dorëzim projektin, pra e përkthejmë ëndrrën në një projekt të zbatueshëm. Brenda këtij viti do të kemi garën për të nisur punimet në Piramidën e Tiranës dhe me një supervizim të përbashkët, do të shohim se si në një vit e gjysmë do të transformojmë hapësirën më të lakmuar të qytetit të Tiranës, në hapësirën që do të transformojë, besoj, të ardhmen e fëmijëve të këtij qyteti?, nënvizoi ai.Kryebashkiaku siguroi se ky do jetë një projekt mbresëlënës, që do shenjojë një pikë kthese në mënyrën sesi Tirana orientohet tek teknologjia e informacionitVeliaj tha mes te tjerash se Piramida do te jete nje xhevahir ne qender te Tiranes?Kemi një projekt final, të cilin qyteti e mezi pret; do të jetë një xhevahir në qendër të Tiranës. Do sjellë një standard të ri në arkitekturë, por më e rëndësishmja, do sjellë një standard të ri në kulturë dhe kultura e teknologjisë së informacionit, sidomos tek fëmijët, është gjëja për të cilën Shqipëria ka më shumë nevojë. Ne nuk mund të jemi pafundësisht vendi i fasonëve, kemi nevojë të kalojmë nga koncepti dhe punësuesi më i madh, që është industria e call - centerave, në një industri të data-centerave; pra, në një industri që më shumë përqafon teknologjinë, punë që paguhen më mirë?, tha Veliaj.
Recommended