Franca: Procesi i zgjerimit na ka zhgënjyer - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian diskutojnë sot në Luksemburg për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Megjithëse pjesa dërrmuese e këtyre vendeve janë pro nisjes së bisedimeve me Shqipërinë, vende si Franca dhe Holanda vijojnë të jenë skeptike.Ministrja franceze për çështjet evropiane në fjalën e saj tha se procesi i zgjerimit është zhgënjyes, i gjatë dhe nuk krijon besim te vendet anëtare.AMÉLIE DE MONTCHALINMINISTRJA PËR ÇËSHTJET EVROPIANENuk jam sot këtu për të vendosur vet , por në një frymë shkëmbimi mendimesh mbi dy parime. Së pari, hapja e negociatave kërkon përgatitje nga Bashkimi Europian dhe ne konsiderojmë sot që ne duhet të rishikojmë në thellësi procesin e negociatave të anëtarësimit. Procesi i zgjerimit është zhgënjyes, i gjatë për vendet përkatëse dhe nuk krijon besim te vendet anëtare, sepse tretet në kohë. Pra, së pari, ne duhet të diskutojmë mbi reformën e procesit të zgjerimit. Kapitujt që hapen e mbyllen si një telenovelë pa fund nuk i përgjigjen pritshmërisë së qytetarëve në rajon. Ne kemi parë fluks migracioni nga vendet që kanë përfunduar negociatat dhe janë bërë anëtare, si Rumania, Bullgaria apo Kroacia. Pra, është një çështje qasje mbi procesin. A është ky proces efikas? Përgjigjja është jo dhe ne kemi shumë vende që e mbështesin këtë qasje lidhur me riorganizimin e negociatave të anëtarësimit. Së dyti, duhet të sigurohemi se reformat që janë kërkuar për t?u zbatuar si kushte për hapjen e negociatave të jenë reale.  Që të jenë votuar, por edhe zbatuar. Këtë do diskutojmë sot, Por, dua të theksoj, se Franca nuk i kundërvihet perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit. Qëndrimet e sotme të kryediplomatëve të BE-se ne takimin e parashikuar ne Luksemburg nuk janë vendimtare per fatin e Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut.Të mërkurën kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet në Tuluz të Francës sërish me presidentin Emmanuel Macron ku pritet një unifikim I qëndrimit për negociatat.Por data e nisjes së bisedimeve vuloset të tremten në samitin e Këshillit Europian ku do të jenë të pranishëm krerët e qeverive të vendeve anëtare.

Recommended