Rudina Jasini: Te qenit lektore ne Oksford, kulminacioni i nje udhetimi te tere

  • 5 years ago
Historia e saj është një histori shumë e bukur suksesi, se si mund t?ia dalësh mbanë, me shumë punë, mund dhe përkushtim. Rudina Jasini është një prej avokateve shqiptare më të njohura sot në botë. Është edhe studiuese e së drejtës ndërkombëtare penale dhe lektore pranë Universitetit të Oksfordit. Por mbi të gjitha ajo është një vajzë me botë të madhe, e apasionuar pas të bukurës. Për të rrëfyer më tepër rreth rrugëtimit të saj professional dhe se si ia ka arritur të jetë e suksesshme në këtë fushë Rudina Jasini ishte e ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan. Gjatë emisionit ajo tregoi rrugëtimin e saj drejt suksesit.
?Nëse ju ndiqni një profesion të caktuar dhe arrini në potencialin më të mirë të mundshëm të tij, kjo nuk do të thotë që aspekte të tjera si e bukura, arti, muzika t?iu mungojnë. Ato janë pjesë që mua më plotësojnë shumë. Udhëtimi është një nga pasionet e mia dhe mendoj se është një nga format më të mira të edukimit që një individ mund të ketë dhe fotografia mendoj se është një nga shoqëruesit më të mirë të udhëtimeve. Të qenit lektore në Universitetin e Oksfordit është kulminacioni i një udhëtimi të tërë. Unë jam larguar nga Shqipëria me bursën e Fulbrightit dhe kam studiuar në SHBA për drejtësi. Kam ardhur në Hagë për çështjen Haradinaj, më pas në Oksford për master doktoraturë dhe post doktoraturë dhe për sa kohë ti si individ sjellë një vlerë të madhe në aspektin akademik kërkimor, çdo institucion do të ofronte platformën që të ishe pjesë e institucionit. Unë jam pjesë e një projekti kërkimor që merret më viktimat e luftës në shoqëritë konfliktuale dhe post konfliktuale. Në aspektin juridik kam qenë avokatja e vetme shqiptare që ka punuar për çështjen Haradinaj. Ka qenë eksperiencë e jashtëzakonshme dhe kam mësuar se si të implementosh ligjin në nivel ndërkombëtar duke punuar me vaokatë të një kalibri shumë të lartë?, tha Jasini./tvklan.al