Letra e Bashës per PPP-te. Sejko: Bankat i vlerësojnë vetë kreditë
  • 5 years ago
Në konferencën e përmuajshme të politikës monetare, Guvernatori Gent Sejko iu përgjigj interesimit të medias për letrën që Lulzim Basha u ka dërguar bankave të nivelit të dytë për risqet e financimit të projekteve të Partneritetit Publik Privat.
Lidhur me shqetësimin e Bashës se operatorët ekonomikë që do të kontraktohen për projekte koncesionare do ta kenë të pamundur të shlyejnë kreditë, Sejko tha se janë vetë bankat e nivelit të dytë që bëjnë vlerësimin e kredive në bazë të rregulloreve të tyre.
Sa i përket rrezikut të pastrimit të parave të pista përmes sektorit bankar dhe projekteve PPP, Guvernatori u shpreh se bankat kanë përshtatur më së miri sistemet e reja dhe mekanizmat kundër këtij risku që prej vitit 2008.
Më tej Guvernatori tha se bordi i bankës do të ishte i gatshëm të lehtësonte normën bazë të interesit të lekut, nëse rreziqet nga ekonomia e eurozonës do të vazhdojnë të ushtrojnë presione mbi ekonominë tonë. Sejkoi u ndal edhe te situata ekonomike, ku theksoi se ngadalësimi i rritjes së saj është i përkohshëm dhe sezonal.
Recommended