Fund tragjik per 27-vjeçarin
  • 5 years ago
Makina del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 27-vjeçari nga Burreli. Ai ishte pasagjer në një automjet që doli nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, duke përfunduar në një parcelë toke bujqësore.

Viktima është Eljan Haliti, i cili ndodhej në vendin e parë të pasagjerit.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë përgjumja e drejtuesit të mjetit, megjithatë ekspertët ende nuk e kanë saktësuar këtë. Nga përplasja mbetën të lënduar drejtuesi i mjetit Klevis Banavia dhe pasagjerja tjetër, 21 vjeçarja, Elsa Milkurti.

Këta të fundit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Fierit por jashtë rrezikut për jetën. Policia rrugore dhe ekspertët po hetojnë rrethanat e aksidentit.

Tv Klan
Recommended