Tahiri: Deklarata e SHBA, presion mbi gjykaten

  • 5 years ago
I vetëm përballë të gjithëve.

?Rrugës së drejtësisë i shkoj i vetëm. Sa ç?më intereson t?ju bind dhe ju që drejtësinë po e përballoj i vetëm përballë të gjithëve. Pa parti, pa politikë nuk më interesojnë, më intereson drejtësia?.

Ky është mesazhi që zgjodhi të japë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në daljen e paralajmëruar për mediat pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda që e dënoi me 3 vjet e 4 muaj shërbim prove për shpërdorim detyre. Edhe pse e quan të padrejtë, tha se nuk do ta komentojë këtë vendim pa lexuar argumentet e 3 gjyqtarëve.

Dekurajuese tha se ishin dhe për të deklaratat e SHBA dhe Britanisë së Madhe, që sipas tij po ushtronin presion duke komentuar vendimet e gjykatës së një shteti tjetër.

?Nuk është në kulturën time të flas për vendimin e gjykatave, e nuk e besoj ndodh dhe në Amerikë që një ambasadë flet për vendimin e gjykatave, e nuk e besoj që të ekzistojë një presion mbi gjykatat më i madh se ky?.

Është i bindur se beteja kundër tij ka nisur kur ai nisi betejën me kanabisin.

?Bëra gabimin më të madh që thashë se në cilën përmasë mbillej kanabisi në Shqipëri, duke e luftuar në çdo cep, ndërhyra në kanabis. Duke ditur që po ta luftoja në cep do thonin obobo ç?bëhet me gjithë këtë kanabis. Por ka qenë aty. Unë sot akuzohem për shpërdorim detyre dhe unë mbrojtjen për këtë akuzë do e bëj siç më takon dhe do përballem edhe me këtë akuzë?.

Po a është ndikuar gjykata në vendimin e tij për shkak të kërcënimeve që Tahiri po i bën Kryeministrit për çka ai mund të ketë dijeni gjatë punës si ministër, siç pretendon opozita?

?Është fyese të mendoni se unë kërcënoj, është fyese dhe për ata që ju mendoni se i kërcënoj?.

Nuk pranon të komentojë faktin se pasardhesi i tij Fatmir Xhafaj kishte shprehur pëlqimin në rrjetet sociale për deklaratën e ambasadorit britanik, por e bëri të qartë se i njeh mirë të gjithë njerëzit e partisë së tij.

?Ka tjetër ekip me ?like? and ?share?, mua nuk më interesojnë këto dhe dua të kem përgjigje vetëm për të drejtën time. Nuk dua të abuzoj, por e di shumë mirë kë kam rrotull?.

Të njëjtën shmangie bën dhe kur pyetet për mungesën e një komenti apo mesazhi nga Kryeministri pas vendimit të gjykatës.

Pjesë e vendimit është dhe mosushtrimi i funksioneve publike për 3 vjet. Por rikthimi në politikë apo qoftë në partinë që e bëri ministrin më jetëgjatë të Brendshëm, duket se i intereson shumë pak.

?Nuk e di pse e kuptoni dhe rikthimin e shihni vetëm në Qeveri apo qeverisje. Nuk e kam menduar këtë çështje tani. Se çfarë do të bëjë me jetën dhe karrierën time, nuk e ka në dorë as partia dhe as kushdo individ brenda asaj partie. Më vlen më shumë drejtësia sesa partia. Më keni trembur sa herë më keni pyetur ?a do bëhesh kurban? dhe më keni fyer. Kurban nuk do të thotë të shkosh në burg, por të mos jesh i lirë. Në Parlament dhe politikë ka njerëz kurban sepse kanë frikë të flasin. Ka kurban sa të duash sot nga ata që qeverisin. Ata janë kurban, unë jo?.

Përsëriti se do ta apelojë vendimin e gj...

Recommended