Nis viti i ri shkollor
  • 5 years ago
Janë zgjuar herët duke lënë pas pushimet dhe gjumin. Shkolla ?1 Maji? në Tiranë gumëzhin nga nxënës, mësues e prindër në këtë fillim të vitit të ri shkollor.

Ritakimi me shoqet e shokët mbetet po aq special sa dëshira për të mësuar fort. Pavarësisht viteve, emocionet e ditës së parë të shkollës mbeten të njëjta. Janë 385 mijë nxënës në të gjithë vendin që sot i janë drejtuar bankave të shkollës.

Kureshtarë dhe konfuzë janë vogëlushët që ulën për herë të parë në bankat e shkollës. Në disa prej fëmijëve lexohet gëzim. Të tjerë, e panjohura i tremb.

Mësuese Antoneta përpiqet t?i qetësojë të vegjëlit dhe prindërit e tyre. Thotë se emocionet e ditës së parë të shkollës mbeten gjithmonë të njejta.

Janë 24 mijë vogëluëshë në të gjithë vendin që nisën këtë të hënë rrugën e dijes. Për të rritur sigurinë e nxënësve në shkolla, edhe Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash.

?Janë mbi 800 efektive policie të vendosur në institucionet arsimore per të siguruar mbarëvajtjen?, tha Albert Dervishaj, drejtor i Drejtorisë së Rendit Publik.

Në të gjitha shkollat këtë vit do të angazhohen edhe oficerë sigurie për të shkamngur incidentet në ambinetet arsimore.

Tv Klan
Recommended