Zone e Lire/ Risite e sezonit te ri politik

  • 5 years ago
Mbrëmjen e sotme në emisionin ?Zonë e Lirë? kanë qenë të ftuar teologu Arjan Curi dhe analisti Armand Shkullaku, të cilët folën për risitë e sezonit politik.
Sipas Shkullakut sezoni i ri politik do të sjellë zgjedhje të parakohshme, por do të mbartë sërish Edi Ramën. Analisti shtoi se zgjedhjet parlamentare mund të mbahen në Pranverën e vitit që vjen.
Ndërkohë Curi tha se mund të zhvillohen edhe zgjedhjet parlamentare edhe ato lokale mund të mbahen në një ditë.
Arian Çani: Sezoni i ri politik çfarë risish pritet të sjellë në ndryshim nga sezonet e mëparshme.
Armand Shkullaku: Mendoj zgjedhje të parakohshme.
Arian Çani: Brenda dhjetorit e ke fjalën?
Armand Shkullaku: Jo, pak më gjatë.
Arian Çani: Për bashkiaket s?ka më asnjë shans.
Armand Shkullaku: Se di, mund të jetë pjesë e një kompromisi pak më të madh nëse do të diskutohet, por mendoj se do të ketë zgjedhje parlamentare në Pranverën e vitit që vjen.
Arian Çani: Curi?
Arjan Curi: Besoj se do të ketë edhe zgjedhje lokale edhe parlamentare dhe do të jenë bashkë në një ditë. Ka një mundësi për ristartim të lojës.
Arian Çani: Sezoni i ri çfarë do të mbartë nga sezonet e mëparshme?
Armand Shkullaku: Edi Ramën.
Arian Çani: Curi?
Arjan Curi: Edi Ramën./tvklan.al

Recommended