Biznesi: Të shtyhet “fiskalizimi”, duhet përgatitur infrastruktura - Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komuniteti i biznesit kërkon që ligji për faturën elektronike të shtyhet për në vitin 2021. Ndonëse qeveria ka parashikuar hyrjen e tij në fuqi në janar të 2020, biznesi argumenton se nuk mund të bëhet gati infrastruktura  e nevojshme  për aplikimin e faturës në kohë reale.Arben Shkodra përfaqësues i shoqatës së prodhuesve tregon se para se kjo nisëm të zbatohet duhet të ketë një axhende të qartë të qeverisë për dixhitalizimin.Sipas Shkodrës projektligji aktual i qeverisë ka nevojë të qartësohet, pasi sektorë të ndryshëm të ekonomisë kanë specifika.?Si do te trajtohet  sektori i bimëve medicinale, ku dhjetëra qytetarë mbledhin bimë në male dhe ia shesin kompanive, e njëjta situatë është edhe me sektorin e riciklimit apo dhe atë të bujqësisë në disa raste. Çfarë ndodh nëse furnitori në momentin e dorëzimit të mallit nuk ka internet çdo ndodhë me faturën? Ka disa hapësira ende të paqarta të cilat kanë nevoje për konsultime konkrete për mënyrën se si do të zbatohen?-thotë Shkodra.Nisma e re ka si qëllim kufizimin e hapësirave për evazion si dhe ndryshon mënyrën e raportimin të xhiros ditore të biznesit në tatime, duke bërë që çdo transaksion të raportohet në kohë reale në tatimeve.Sa i përket bizneseve me xhiro deri në 2 milion lekë në vit, qeveria ka thënë se do të ofrojë sistemin falas.

Recommended