Zgjedhjet, sfidantet e “listes serbe”

  • 5 years ago
Partitë e tjera serbe krijojnë koalicion

Disa parti politike serbe janë bashkuar për të garuar në një koalicion të gjerë në zgjedhjet 6 Tetorit. Këtij koalicioni, të cilit i prin Sllavisha Petkoviç i janë bashkuar partia e Nenad Rashiçit, ajo e Rada Trajkoviçit dhe Dragisha Miriçit. Qëllimi i tyre është që qytetarët serbë të kenë një alternativë më shumë karshi Listës Serbe, e cila konsiderohet partia më e madhe serbe në Kosovë.

Sllavisha Petkoviç ? Koalicion i gjerë i partive serbe: Për shkak të mënyrës se si vepron Lista Serbe, jemi të detyruar të bashkohemi dhe t?i kundërvihemi kësaj partie me idetë tona. Marrëveshja është arritur, kemi vënë principet e koalicionit dhe jemi të hapur për të gjithë që duan të na bashkohen.

Edhe Partia e Pavarur Liberale Serbe është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por ankohet në fushatën agresive të Listës Serbe.

Sllobodan Petroviç- Partia e Pavarur Liberale Serbe: Siç e shihni fushata ende nuk ka filluar ndërsa ata (Lista Serbe) kanë filluar me kërcënime të kundërshtarëve politikë. Ata kanë filluar të marrin madje edhe anëtarë të partive kundërshtare në partinë e tyre, dhe sikur kjo nuk mjafton ata po merren edhe me shpifje ndaj nesh. Kjo është mënyra në të cilën ata funksionojnë qe 5 vjet që kur kanë hyrë në politikë. Atmosfera edhe në këto zgjedhje duket se do të jetë e njëjtë. Ne nuk jemi organizatë mafioze e as kriminale. Kush do të vijë, vjen e kush do shkon. Është vullnet i tyre i lirë.

Lista Serbe do të marrë vendimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme më 6 Tetor në Kosovë, pas konsultimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Konsultimet priten gjatë dhjetë ditëve të ardhshme në Beograd. Kjo parti e ka përkrahjen e Beogradit dhe direkt të Presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiç.

Tv Klan

Recommended