Dyndje në zyrat e kadastrës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur punën fillimisht me inventarizimin e vetedeklarimeve të hershme të qytetarëve që kanë aplikuar për legalizim.Bëhet fjalë fillimisht për aplikimet e viteve 2005-2006 ku dosjet e qytetarëve rezultojnë me mangësi dhe që pritet ti jepet zgjidhje procedurave të mbetura pezull.Në muajin e parë të funksionimit të këtij institucioni që përfshin zyrat e legalizimeve si dhe ato të hipotekave, numri i kërkesave për të cilat qytetarët kanë marrë shërbime, gjatë gushtit ka arritur në 4500.Problemet e mbartura me çështjen e legalizimeve si dhe regjistrimet në hipoteka janë të natyrave të ndryshme dhe të shumta në numër. Por sipas drejtuesve të agjencisë së kadastrës gjatë muajit shtator pritet të nisë zbatimi i një plani për zgjidhjen e problematikave më të mprehta që përshijnë edhe zonat bregdetare.

Recommended