Rikthehen nesër takimet për Ligjin e Prokurorisë

  • 5 years ago
Pritet të rikthehen nesër takimet e grupeve të punës për ligjin për Prokurorinë Publike. Sipas opozitës, pas zhvillimeve të fundit, pushteti tashmë duhet të ketë kuptuar se Janeva nuk ka integritet për të drejtuar me departamentin e ri të prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion të nivelit të lartë. Opozita nuk pranon që automatikisht ekipi i Janevës të kalojë në prokurorinë e re por fton t?u jepet mundësi e njëjtë edhe prokurorëve të tjerë. Zv.kryeministri Bujar Osmani kërkon pjekuri dhe kompromis nga të gjitha palët për arritjen e një marrëveshje.