Meta depoziton ne Kushtetuese ligjin per Teatrin

  • 5 years ago
?Krim kushtetues dhe krim kombëtar?

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në vend të saj të një godine të re.

Në një prononcim për mediat, Meta tha se ?Nuk jemi rastësisht pa Gjykatë Kushtetuese. Vendin pa Gjykatë Kushtetuese e la Ramaforma.?

?Ligji për shkatërrimin e Teatrin Kombëtar është një simbol, një kryevepër, ku si asnjëherë tjetër më parë, kryhet në harmoni të plotë një krim kushtetues, një krim kombëtar, një krim kulturor dhe e gjitha kjo vetëm në interes të asaj që mund ta quaj me shumë të drejtë jo ?rule of laë?, por ?rule of oligarchs?. Unë dua t?i siguroj të gjithë se kam ardhur sot këtu, për të garantuar se Republika e Shqipërisë do të jetë një vend i sundimit të ligjit, dhe i sundimit të popullit, boll me sundimin e oligarkëve. Dhe dua t?i siguroj të gjithë se është e domosdoshme të ndërpritet ekzekutimi i këtij akti kriminal sot në mëngjes dhe që më solli edhe mua këtu për të evituar konfliktin me aktorët, regjisorët, dhe me komunitetin, se do të veprojë drejtësia dhe drejtësia ndërkombëtare ndaj rilindësve lokalë dhe ndërkombëtarë që e kanë lënë vendin edhe pa gjykatë kushtetuese deri tani.?

Meta tha se edhe drejtësia shqiptare, edhe drejtësia ndërkombëtare do të veprojë një ditë për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë krim, që është shkatërrimi i Teatrit Kombëtar. ?Është përpjekje për instaluar me dhunë ?rule of oligarchs? në Shqipëri.?

?Nuk ka forcë në botë, që më ndalon mua si President i Shqipërisë për të vënë para drejtësisë shqiptare dhe ndërkombëtare, rilindësit lokalë dhe ndërkombëtare, të cilët kanë goditur në mënyrë skandalozë reformën madhore që bëmë para tre viteve për t?iu dhënë drejtësi shqiptarëve, në mënyrë që tua japin drejtësinë oligarkëve.?

Meta kujtoi po ashtu se asnjë President më parë nuk ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, se ndoshta nuk ka qenë as e nevojshme./tvklan.al

Recommended