“Hemingway Jazz Fest” ndez kryeqytetin
  • 5 years ago
Muzika me temë racizmin dhe emigracionin

Mes temperaturave të larta të kryeqytetit, për 2 netë me radhë ritmet e jazz-it ndezën atmosferën në edicionin e shtatë të ?Hemingway Jazz Fest?.

Një kod veshjeje për tu pranuar, një temë e përqendruar tek racizmi dhe emigrimi dhe dy ritme të ndryshme, etno?jazzi në natën e parë dhe funk-soul në mbyllje ishin ajo për të cilën duket se kishte patur nevojë publiku.

Altin Sukaj, Organizator i Festivalit: Mbrëmë ka qenë një vepër arti, nuk di sesi ta shpjegoj sepse ishte një ndërlidhje e muzikës së mirë por edhe të një publiku të mrekullueshëm. Jemi të bindur që publiku që ka dëshirë të dëgjoj jazz. Unë kam përshtypjen që njerëzit kanë nevojë që të bëhen pjesë e gjërave të mira jo komerciale por që kanë në vetvete dicka për të thënë.

Por veç publikut, ?Hemingway Jazz Fest? ishte diçka ndryshe edhe për vetë ata që ishin pjesë e këtij projekti.

Suela Demiri, prezantuese e festivalit: Jazzi të ndryshon jetën, të bën më të bukur më tolerant. Muzika të ndryshon. Të na bashkojë muzika kundër racizmit.

Fesivali i Jazzit u mbajt me rastin e 120 vjetorit të shkrimtarit amerikan Ernest Hemingway në oborrin e Universiteti Politeknik.

Tv Klan