Haradinaj dha dorëheqje, por sot prapë në punë

  • 5 years ago
Edhe pse dy ditë më parë lajmëroi dorëheqjen e tij si kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka vazhduar me agjendën, duke u shfaqur në përurimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Mihedin Shehu, në 21 vjetorin e rënies së tij. Sipas disa mediave në Kosovë, Haradinaj do të ushtrojë detyrën si kryeministër deri në nisjen e tij për në Hagë, ku do të merret në pyetje nga Prokurori Special, si i dyshuar për krime lufte. Ndërkohë që Haradinaj drejt Hagës do të niset javën e ardhshme, sot drejt këtij destinacioni udhëton ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, i dyshuar gjithashtu për krime luftë. Por zhvillimet në Kosovë që lidhen me Gjykatën dhe Prokurorinë Speciale nuk përfundojnë me kaq. Prokuroria Speciale informoi se mbrëmjen e kaluar është arrestuar një qytetar serb i Kosovës, nën dyshimet për krime lufte në komunën e Lipjanit dhe rrethinë.

Recommended