Shqiperia jashte Shengenit, KE refuzon Holanden

  • 5 years ago
Komisioni Europian refuzoi kërkesën e Holandës për të rikthyer regjimin e vizave për Shqipërinë. Këtë e konfirmoi zyra për shtypit e Komisionit në përgjigjen me shkrim ndaj interesimit të Televizionit Klan për këtë çështje. Brukseli vlerëson qartë se Shqipëria nuk i ka shkelur standardet për lëvizjen e lirë, ndonëse do të vijojë të jetë në monitorim bashkë me vendet e tjera.

"Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informacionin në dispozicion dhe të dhënat përkatëse,  Komisioni konsideron se në situatën aktuale, rrethanat për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen. Komisioni Europian do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve të liberalizimit të vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza.

Pas këtij vendimi reagoi në Twitter Kryeministri Edi Rama, i cili tha se ?nuk ndodhi ajo që trumpetuan lajmësit e qametit? dhe se Komisioni refuzoi kërkesën e Holandës. Ndërsa Ambasadori i BE-së në Tiranë Luixhi Soreca u shpreh se shqiptarët do të vijojnë të përfitojnë nga lëvizja e lirë në zonën Shengen.

Parlamenti i Holandës miratoi më 16 prill një mocion ku i kërkonte qeverisë t?i kërkonte Komisionit Europian, aktivizimin e mekanizmit të pezullimit të lëvizjes së lirë në zonën Shengen për qytetarët shqiptarë.

Në mocionin e  hartuar nga deputetja e shumicës Madelejne van Torenburg, argumentohej se lëvizja e lirë ishte shfrytëzuar nga organizatat kriminale shqiptare për të zgjeruar aktivitetet e tyre të jashtëligjshme. Rikthimi i vizave u konsiderua si një mundësi për të frenuar aktivitetin e grupeve shqiptare.

Tv Klan

Recommended