Basha: Jo ne zgjedhje pa u ndeshkuar vjedhesit e votave

  • 5 years ago
Pavarësisht se Presidenti Meta dekretoi një datë tjetër, kreu i opozitës deklaroi se nuk do të marrë pjesë në asnjë proces zgjedhur, pa u ndëshkuar vjedhësit e votave. Këtë qëndrim ia ka bërë të ditur dhe kreut të shtetit.
?PD dhe opozita e bashkuar nuk merr pjesë në asnjë proces zgjedhjesh dhe në asnjë diskutim për zgjedhje. Nuk merr pjesë në asnjë diskutim për zgjidhje politike apo për reforma të çfarëdo formule pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin. Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm për t?iu rikthyer proceseve politike.?
Basha deklaroi se nuk do të ketë asnjë marrëveshje me kryeministrin dhe se e vetmja zgjidhje, është largimi i tij.
?Nuk diskutojmë me të në asnjë rrethanë. Tashmë ikja e tij është e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën. Ata që mendojnë se Rama do ia hedhë, gabohen, ai është në fund të rrugës së tij politike dhe do jetë fund i keq. 30 Qershori është dhe do të jetë nul. Ne do të bëjmë çdo gjë që 30 Qershori të hyjë në histori si dita fatale e Edi Ramës.?
Sipas Bashës, largimi i Kryeministrit, është në interes të integrimit të Shqipërisë në BE. Me Ramën në krye, tha Basha, Evropa do të ketë vetëm krim dhe emigracion nga Shqipëria.
Tv Klan

Recommended