Durresi pa plazhe publike
- 5 years ago
Këto pak metra janë e vetmja hapësirë publike për pushuesit në plazhin e Durrësit. Edhe pse me vendim të Këshillit të Ministrave 20% e plazheve duhet të jetë publike dhe 80% private, një raport i tillë nuk respektohet. Bizneset private që kanë në administrim vijën bregdetare kanë vendosur çadra deri në breg të detit, duke zaptuar edhe hapësirën e plazhit publik.
Të shqetësuar, pushuesit kërkojnë nga pushteti vendor që të ndërhyjë për ta rregulluar këtë situatë, pasi kjo peshon në xhepat e tyre.
Përballë kësaj situate, autoritetet duket sikur janë dorëzuar. Tv Klan kontaktoi me prefekturën e Durrësit, e cila udhëheq Task-Forcën e turizmit bashkë me institucione të tjera lokale dhe qëndrore. Ajo konfirmoi se po kryhen inspektime dy herë në javë për të gjitha lejet e dhëna.
Në përgjigje na u tha se faza e parë përfshin sensibilizimin e subjekteve për të respektuar masat e sigurisë në plazhe, ndërsa më tej, në rast se do të hasen shkelje, do të aplikohen gjoba dhe heqje e ushtrimit të aktivitetit. Po deri atëherë pushuesit do të duhet të zënë cepat e plazhit apo të paguajnë për metrat katrorë që zënë.
Tv Klan