Rama: Opozita dhe Presidenti kerkojne bllokimin e negociatave

  • 5 years ago
Kryeministri Rama deklaron nga Gramshi se misioni i opozitës është bllokimi i negociatave. Ai foli edhe për Presidentin Meta që është bërë bashkë me opozitën për këtë qëllim.

?Nuk ishte parë asnjëherë që opozita dhe Presidenti të zhvillonin 2 aktivitete paralele dhune. E para me zjarr, i dyti me dekrete. Dhunë në rrugë dhunë nga Presidenca. E gjitha kjo për të krijuar idenë se ky vend nuk meriton të çelë negociatat.?

Kryeministri shprehu bindjen se më 30 Qershor nuk do të ndodhë asgjë. Ai paralajmëroi të gjithë ata që mund të shkaktojnë incidente ndërsa i kujtoi Bashës dhe Kryemadhit paralajmërimin e Shteteve të Bashkuara nëse opozita do të protestojë dhunshëm.

Gjatë paradites, në një bashkëbisedim me banorët e Njësisë 5 në kryeqytet, kryeministri foli edhe për nismën e shkarkimit të kreut të shtetit.

Tv Klan

Recommended