Xing me Ermalin/ A ka ndonje te re mes teje dhe Noizyt?

  • 5 years ago
Noizy dhe Enca ishin dikur miq të ngushtë dhe mosmarrëveshjet mes tyre tërhoqën vëmendjen e mediave rozë dhe u komentuan gjatë. Edhe pse ka kaluar kohë që këngëtarët nuk flasin me njëri-tjetrin, marrëdhënia e tyre ende ngjall kuriozitet në publik.

Sot Enca ishte e ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan nga ku u pyet nëse ka të reja në marrëdhënien e tyre, por këngëtarja shmangu pyetjen dhe nisi të flasë për klipin e saj më të të ri. ?Të ka ngel skenari në 2016-ën se s?ka mundësi?, shtoi këngëtarja.



Ermal Mamaqi: A ka ndonjë të re mes teje dhe Noizyt?

Enca Haxhia: Ty më duket të ka ngel skenari në 2016-ën se s?ka mundësi.

Ermal Mamaqi: Jo, jo, por njerëzit akoma përpëliten natën, iu del gjumi dhe nuk dinë se si shkon puna.

Enca Haxhia: Po u lodhëm me këto xhirimet me Muharremin, por doli super hit?

Ermal Mamaqi: Ndarja jote me Noizyn i është afruar ndarjes së grupit ?One Direction? për të cilët qau gjysma e globit. Megjithatë ne këtu jemi, presim. Gjërat nuk janë definitive. Mali me malin nuk takohen, por Enca me Noizyn takohen një ditë.

Enca Haxhia: Unë them skenar i vjetër?/tvklan.al

Recommended