“UNUM Festival” mbledh mijera te rinj ne Shengjin

  • 5 years ago
Shëngjini është kthyer në epiqendrën e këtij fillim sezoni veror. Festivali i muzikës elektronike UNUM ka bërë bashkë të rinj nga Shqipëria dhe e gjithë bota, që kanë udhëtuar enkas vetëm për të qene tek Rana e Hedhun gjatë këtij festivali.

Të rinjtë europianë thonë se pas kësaj eksperiencë të bukur do të rikthehen sëbashku me miq të tjerë.

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, tha se ky Festival është duhet kthyer në një traditë.

Drejtori i UNUM tha se ky është vendosur vetëm një gur i vendosur ne murin qe duhet ta ndërtojmë të gjithë sëbashku.

Festivali i muzikës elektronike UNUM do të përmbyllet këtë të diel ndërkohë që kanë performuar rreth 50 DJ me famë botërore.

Tv Klan

Recommended