Rudina - Aktorja Esela Pysqyli dhe mamaja e saj rrefejne marredhenien midis tyre

  • 5 years ago
www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ajo është një aktore e cila ka spikatur me rolet e saj të shumta jo vetëm në teatër, por edhe në kinematografi. Edhe pse tashmë është zhvendosur në Itali për të zgjeruar edhe më tej karrierën e saj, Esela Pysqyli jo rrallë vjen në Shqipëri për projekte të ndryshme, por edhe për të takuar familjen e saj.

Sot ajo ishte e ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan sëbashku me mamanë e saj Eli Pysqyqi për treguar lidhjen e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën.

?Marrëdhënia jonë besoj është si e çdo nëne dhe bije. Ne kemi një komunikim shumë të mirë me njëra-tjetrën, marrëdhënie shumë miqësore, por kjo ka ardhur me kalimin e viteve, pas adoleshencës. Besoj se momentet e adoleshencës kanë qenë si të çdo vajze tjetër, e cila mendon se i di gjërat më mirë se sa mami. Ajo periudhë ka qenë konfliktuale, por baza ka qenë shumë e mirë. Kur kalova adoleshencën dhe u largova nga shtëpia jemi afruar më shumë dhe marrëdhënia jonë është tamam si e dy shoqeve. Unë jam shumë e qetë për të komunikuar për çdo gjë me mamin. Tani i kam treguar edhe për gjërat për të cilat e kam gënjyer gjatë periudhës së gjimnazit. I ka zbuluar pasi kanë ndodhur?, tha Esela.

?Edhe unë flas shumë me Eselën dhe marr mendime prej saj. Esela merr mendime më të pjekura se unë, ndërsa unë marr forcën e rinisë prej saj. Esela është gjithmonë entuziaste dhe të përçon shumë forcë. Kur ka qenë e vogël Esela ishte shumë qaramane dhe unë si nënë e re shqetësohesha dhe qaja edhe vetë. Por pastaj u bë fëmijë i qetë dhe m?u bë si shoqe. Këto tipare që ka tani i ka pasur që e vogël. Kam qenë 24 vjeç kur jam bërë nënë për herë të parë. Tani mezi po pres të bëhem gjyshe?, shtoi Eli Pysqyqi.

Recommended