Rreze Dielli, 27 Maj 2019 – Të ftuar Zef Gjeta dhe Rezarta Delisula
  • 5 years ago
Perime në ballkon? Po po, mund të mbillen dhe janë shumë të frytshme. Këtë gjë e ka pohuar agronomi Zef Gjeta i cili na ka dhënë gjithashtu edhe këshilla se si të mbjellim perimet në ballkon, si të kujdesemi për to dhe çfarë specifikash ka secila prej tyre.
"Thuajse të gjitha perimet mund t?i mbjellim në ballkon.Kur perimet e kultivuara në kushte shtëpie, janë rastet kur perimet janë në hije, dhe nuk i bie dielli. Çdo perime ka nevojë për diell, rrezet e diellii ndihmojnë perimet të bëhen më të pjekura. Nëse marrim konkretisht perimet, psh. domatja, por jo vetëm vështirësia e parë qëndron tek mënyra se si e mbjellim, duhet që ta marrim vazon bosh, në fund duhet të hedhim degëza pemësh në mënyrë që të ketë mundësi për kullim, por dhe orienton rrënjën për poshtë, krijon një lehtësim. Përsa i përket dheut, gjithmonë për perimet duhet dherishte, që do të thotë dhé i përzjerë me pleh.",- ka thënë agronomi Gjeta

Por si përgatitet dherishtja?

"Dheu i argjilës(jo dhé shtufe pasi nuk është i mire) duhet përzier me pak rërë të zakonshme ndërtimi, jo rërë plazhi, pasi ka kripë, dhe e përziejmë mirë edhe me dhé.Mbi degëzat dhe barishtet e thata vendosim këtë dherishten dhe ndërtojmë kështu shtratin e nevojshëm për të mbjellë perimen. Në rastin e domates, tregohet kujdes gjatë mbjelljes, në mënyrë që mos të futet shumë thellë rrënja. Kjo pasi bima vetë ka një pike që quhet qafa e rrënjës, të cilën ne nuk duhet të tentojmë ta groposim shumë, pasi kjo vështirëson shumë mëkëmbjen e bimës dhe ia vonon sezonin. Gjithashtu vazoja duhet të ketë pak boshllëk në sipërfaqe, nuk duhet të jetë e tejmbushur për arsye praktike, në mënyrë që nga shiu apo ujitja dheu mos e bëjë pis vendin përqark. Në kushte ideale, nëse keni mundësi lart është mirë të ketë ashkla pemësh, të cilat nuk i lenë barishtet të dalin, dhe nuk e humb aq shpejt lagështirën, duke kursyer ujin dhe na ruan nga papastërtitë.",- ka vijuar më tej Gjeta.

Për ata që mund t?ju duket çudi, dhe duan të dinë nëse mund të kultivohet avokado në ballkon, përgjigjja është Po. Por si realizohet kultivimi i këtij fruti?

"Merret një gotë plastike, ose prej qelqi, shpohet me kunjë dhëmbësh në 3-4 vende ajo fara e avokados dhe lihet për disa kohë në diell, derisa të nxitet mbirja e saj dhe sapo shihni që del sythi atëherë mbillet në një dherishte të mire, mundësisht kjo e fundit të jetë e përgatitur nga një dhé i lehtë pylli bashkë me plehun e të imëtave." është shprehur agronomi Gjeta

"Një këshillë tjetër mjaft interesante, veçanërisht për oborret e shtëpive private, sugjerohet të merret një tub plastik rreth dy meter, me diameter sa më të gjerë, dhe ky tub të mbushet me dherishte, e ngjeshim pak, e ngremë më këmbë dhe e ngulim në tokë në thellësi 20 deri në 50 cm, varet si është toka poshtë, dhe më pas me një trapan ose me majën e një thike hapim vrima në anë të ndryshme. Më pas marrim fidanë të luleshtrydheve dhe i vendosim në këto vrima. Mjafton ta ujisim nga lart poshtë këtë tubin dhe del një mrekulli. I g...
Recommended