Rreze Dielli, 6 Maj 2019 – E ftuar Meri Gjini
  • 5 years ago
E ftuar në "Rreze Dielli" , astrologia Meri Gjini, tregon se çfarë thonë yjet për muajin maj, si dhe karakteristikat për të gjitha shenjat.

Dashi:

Prioriteti i muajit maj do të ngelet çështja e pasurisë, pronësisë, lekut. Pas datës 22 maj kanë një tendencë për të lëvizur më shumë dhe për tu argëtuar pak më shumë, edhe pse pas datës 22 komunikimi duhet të jetë pak i kujdesshëm për ta.
Demi:
Lehtësisht do ta gjejnë veten dominues në ambientet ku janë. Disa prej tyre do ti japin famë apo pushtet emrit apo personalitetit të vetvetes dhe pas datës 22 maj do të kenë mundësi për të lëvizur shumë më shpesh nga çfarë e presin dhe do të kenë shumë udhëtime të bukura. Është humor i mirë, është energji e mirë të cilat duhen me patjetër pavarësisht optimizmit dhe pozitivitetit që kanë, ta shfrytëzojnë për çështjet e punës, pra të mos anashkalojnë detyrimin e periudhës që është puna profesioni.
Binjakët:

Nga mënyra se si do të funksiononi në raport me impulsivitetin dhe emocionin do të jetë edhe rezultati apo bilanci i muajit maj. Kjo të paktën për deri në datën 16. Nuk ka vend për veprime impulsive dhe nuk ka vend për ngarkesa energjish negative. Tonacionet i keni të larta, për arsye të humbjes së durimit ndoshta apo keni pritshëmri që t'ju kuptojnë apo t'ju mirëkuptojnë në ëmbientet profesionale dhe kjo mund të shtyjë në veprime jo shumë të menduara nga data 11-18. Kjo javë duhet t'ju gjejë më të maturuar se kurrë dhe çdo veprim të bëhet me logjikë.
Gaforrja:
Vështirë se mund ti qëndrojnë besnikë axhendës së tyre apo gjërave që kanë ta paracaktuara. Duan apo nuk duan do të kenë ndryshime në axhendën e tyre ose do të kenë devijim në projektimin e afërt profesional. Devijim për mirë, sepse do tu japë mundësi që të përmirësohen dhe do të mund të shmangin pak atë ankthin që u është shkaktuar nga dhjetori i 2017. Mund të kenë ndonjë gëzim nga ndonjë familjar i tyre ose mund të ndiejnë veten të superuar ose në mbështetje totale nga dashuria e njerëzve që i rrethojnë.

Luani:

Kanë një tendencë për të treguar profesionalizëm dhe se sa të përgjegjshëm janë në raport me punën. Kjo do të bëjë që ta ndiejnë veten shumë rezultativ në çfarëdolloj profesioni janë. Detyrimet ekonomike deri nga data 8-9 e muajit është në bisedat e tyre, por që edhe në këtë fushë do ia dalin mbanë.
Virgjëresha:
Çështja emocionale del përsëri në prioritet edhe pse më në fund duhet të gjejnë një formë që të shijojnë anën pozitive të dashurisë sepse kanë një tendencë tu rikthehen problematikave të 2018-ës. Si muaj do të ndihen rehat me veten dhe do të tregohen të guximshëm në raport me njerëzit që i rrethojnë në ambientet e tyre profesionale.
Peshorja:
Bilancet e jetës personale janë ato që do të dalin në prioritet. Kjo mund të bëjë që të nxjerrin më të mirën e bukurisë së tyre. Të marrit me vetveten, me pamjen do të jetë prioritet për qendrën e muajit maj. Ndërsa pjesa e parë dhe pjesa e fundit do ti gjejë në analiza të fajit apo të gjejë çfarë e plotëson. Për ata që janë beqarë d...
Recommended