Punim në rrugë, kolona 3km në Autokomand

  • 5 years ago
Dyndje automjetesh në pikën e trafikut në Autokomandë. Rreth orës 9:00 të mëngjesit, një kolonë prej 3km u krijua në hyrje të Shupit për shkak punimeve në rrugë. Autoritetet thonë se shtruarja e pjesshme e asfaltit në atë aks rrugorë ka filluar që nga fundjava dhe po punohet me intensitet të shpejtuar për të mos ngarkuar trafikun. Por, qytetarët thonë se punë të këtilla duhet bërë në ditë festash ose natën, për të mos shkaktuar vonesa të tyre për në punë.

Recommended